Uragani më i fuqishëm vërshoi mbi rrethinat e Oklahoma City, duke rrafshuar me tokën shumë ndërtesa. Si rezultat i fatkeqësisë natyrore humbën jetën më shumë se 50 persona. Dhjetra banorë të tjerë pësuan trauma.

Stuhia, gjerësia e frontit të shtrirjes të së cilës ishtë më shumë se 1 km, rrafshoi deri në themele ndërtesën e një shkolle fillore dhe shkaktoi zjarre të shumta. Nën rrënojat e shkollës mund të kenë mbetur fëmijë. Aktualisht 20 nxënës cilësohen si të zhdukur pa lënë gjurmë.

Ekipet e shpëtimit nuk po rreshtin operacionet për kërkimin e të humburve. Trupat e viktimave dërgohen në godinën e një prej kinemave lokale.