Senatorët amerikanë demaskuan korporatën Apple për mospagimin e taksave me shumë disa dhjetëra miliardë dollarë gjatë viteve të fundit.

Shumë filiale të kompanisë Apple nuk ishin regjistruar dhe, siç duket, nuk kishin paguar asnjë taksë. Sipas të dhënave të Kongresit, një nga këto kompani e regjistruar në Irlandë nuk ka paguar taksat për pesë vitet e fundit.

0Ndërkohë senatorët nuk i ngrenë kompanisë akuza të drejtpërdrejta për shkelje të ligjit. Ditën e martë Drejtori i Përgjithshëm i Apple duhet të paraqitet përpara Kongresit me shpjegimet përkatëse.