Një pensionist hungarez, gjatë udhëtimit të tij me skuter nëpër territorin e fermës së mikut të vet, u bë viktimë e dy gomerëve, të cilët e kafshuan për vdekje atë.

Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, plagët në trupin e 65-vjeçarit Sandor Horvath qenë aq të rënda, saqë ata fillimisht kujtuan se ishin kafshime ujku. Megjithatë, ekspertët arritën në konkluzionin se ato ishin shkaktuar nga dhëmbët dhe thundrat e gomerëve.

0Gomerët zakonisht nuk shfaqin shenja agresiviteti të tillë ndaj njerëzve. Se çfarë shërbeu si shkas për sulmimin e pensionistit nga ana e tyre, mbetet ende enigmë.