Parlamenti i Bolivisë miratoi një ligj që i lejon Presidentit të vendit, Evo Morales, të kandidojë në zgjedhejt presidenciale për të tretën herë rresht.

Sipas Kushtetutës boliviane, Presidenti mund ta mbajë këtë post për jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme, por Gjykata Supreme vendosi se gjatë katër viteve të para të Presidencës së Evo Morales u ndryshua Ligji themelor, kështu që veprimi i tij fillon që nga mandati i dytë i tij presidencial.

0Evo Morales vazhdon të gëzojë popullaritet të madh në mesin e popullsisë indiane të vendit. Kundërshtarët e tij deklarojnë se ai po përdor gjykatat për të qëndruar në pushtet. Zgjedhjet presidenciale në Bolivi do të mbahen vitin e ardhshëm.