Presidenti Vladimir Putin anuloi hyrjen e Rusisë në partneritetin e "Qeverive të hapura” (ang. Open government partnership, OGP), e cila ishte planifikuar për në vitin 2013.

Nuk bëhet fjalë për anulimin e plotë të planeve për bashkimin me partneritetin. Sipas fjalëve të Sekretarit për shtyp të Presidentit, Vladimir Putin ka vendosur të rregullojë kohën dhe vëllimin e pjesëmarrjes në OGP.

Qeveria shpjegoi se shtyrja e hyrjes në partneritet është me karakter krejtësisht teknik.

0Veprimtaria e partneritetit të "Qeverive të hapura” ka për qëllim luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e transparencës së organeve pushtetore. Për shembull, shtetet anëtare duhet të lejojnë qytetarët e vet të monitorojnë zyrtarët.