0Dekorimi i saj me këtë urdhër të lartë shkaktoi mjaft spekulime në shtypin e huaj. I gjithë problemi konsiston në faktin se titulli i Heroit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) është një dekoratë shumë e lartë. Ajo është themeluar në vitin 1950 dhe jepet vetëm për vepra heroike të jashtëzakonshme, të kryera kryesisht në luftë.

Kohët e fundit, duhet thënë, ka ndodhur njëfarë zhvlerësimi i titullit të Heroit të RPDK. Ai filloi të jepet për vepra që nuk kërkojnë ndonjë burrëri të veçantë, të jashtëzakonshme personale. Për shembull, pak kohë më parë titullin e Heroit të RPDK e kanë marrë 101 vetë - shkencëtarë dhe zhvillues të raketës koreanoveriore, e cila u lëshua me sukses në dhjetor të vitit 2012.

Megjithatë, pavarësisht nga një zhvlerësim i caktuar, titulli i Heroit është ende mjaft i rrallë dhe shumë prestigjioz. Kjo sugjeron se Ri Kyong-Sim ka kryer një vepër heroike të pazakontë.

Ekziston versioni se ajo ndoshta mund të ketë shpëtuar Kim Jong-Yun nga ndonjë tentativë atentati të ndërmarrë kundër jetës së tij. Thashethemet rreth përpjekjeve për atentat ndaj jetës së Kim Jong-Yun kohët e fundit po qarkullojnë mjaft shpesh, por në shumicën e rasteve ato nuk janë të bazuara në asnjë fakt konkret. Përveç kësaj, është e vështirë të imagjinohet që kontrolluesja e re e trafikut rrugor të ketë qenë në gjendje për të parandaluar një atentat: ndër kriteret e përzgjedhjes së vajzave të tilla është shëndeti i fortë, pamja e jashtme tërheqëse dhe vetëdija politike, por kurrsesi jo zotërimi i arteve marciale.

Me më shumë propabilitet është supozimi se Ri Kyong-Sim ka parandaluar ndonjë aksident rrugor, i cili përbënte rrezik kërcënues për Kim Jong-Yun ose ndonjë udhëheqës tjetër të lartë të Koresë së Veriut. Përkundër faktit se automjete në Korenë e Veriut nuk ka dhe aq shumë, aksidente trafiku ndodhin shpesh.

Megjithatë më i mundshëm, më i vërtetësishëm duket supozimi i tretë. Nuk përjashtohet mundësia që Ri Kyong-Sim të ketë shpëtuar jo vetë Kim Jong-Yun, por imazhin e tij. Ose imazhin e të atit apo gjyshit të tij. Në Korenë e Veriut portretet dhe statujat e udhëheqësve të pjesëtarëve të familjes Kim kanë thuajse status fetar. Shtypi korean ka shkruar në mënyrë të përsëritur se si patriotët koreanë rrezikojnë jetën e tyre për shpëtimin e portreteve nga zjarri dhe përmbytjet. Duke pasur parasysh faktin se portrete të tilla në Phenian, në kuptimin e plotë të fjalës, janë të vendosur në çdo udhëkryq, mund të supozohet fare lehtë se pikërisht njëri prej tyre dhe u shpëtua nga dëmtimet serioze prej kontrollueses së re të trafikut rrugor.

0Sepse një gjë e tillë tashmë ka ndodhur në këtë vend. Në vitin 2012 nxënësja 14-vjeçare Han Hyun Gen me çmimin e jetës së vet shpëtoi portretet e udhëheqësve të Koresë së Veriut dhe për këtë vepër vetëmohuese asaj iu dha titulli i lartë i Heroit të RPDK-së. Dhe, duhet thënë, se formulimi në dekretin për dhënien e këtij titulli nxënëses heroike, në shumë gjëra, ishte fort i ngjashëm me atë të përdorur në njoftimin e bërë publik për dekorimin e Ri Kyong-Sim.