Viktima të një shpërthimi të dyfishtë në afërsi të ndërtesës së Shërbimit të Përmbarimit në Mahaçkalla (kryeqyteti i Republikës ruse të Dagestanit) u bënë 8 persona, të paktën 30 të tjerë u plagosën.

"Me një interval kohor prej disa minutash u hodhën në erë dy makina bombë. Sipas të dhënave paraprake, së paku 8 persona humbën jetën. Numri i të plagosurve po saktësohet. Janë dëmtuar më shumë se 20 automjete", - njoftoi një përfaqësues i policisë.

Sipas informacionit të bërë publik në momentet aktuale, si pasojë e shpërthimit të parë nuk pati të lënduar. Shpërthimi i dytë ndodhi 15 minuta pas të parit, kur në vendngjarje po punonin punonjësit operativë.