Serbia po përpiqet të arrijë anëtarësimin e vet në BE, por nuk do t’u premtojë partnerëve të saj evropianë atë që nuk mund ta përmbushë dot kurrë, deklaroi Presidenti i vendit, Tomisllav Nikoliç, në një takim me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle.

"Serbia është angazhuar me përmbushjen e planit të destinuar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por nuk do të bjerë dakord me hapat që nuk parashikohen nga ky dokument dhe nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës", - tha Tomisllav Nikoliç.

0Ai tha gjithashtu se për Serbinë është shumë e rëndësishme që të marrë vesh sa më shpejt të jetë e mundur datën e fillimit të bisedimeve mbi asocimin dhe integrimin në BE, pasi Beogradi shpreson në investimet nga Evropa.