Ushtarakët e ushtrisë së mbrojtjes të Izraelit, të cilët po patrullonin përgjatë kufirit izraelito-sirian në rajonin e Lartësive të Golanit, natën duke u gdhirë e hëna iu nënshtruan një sulmi me armë zjarri nga territori i Sirisë, njofton ditën e hënë zyra e shtypit e ushtrisë. Si rezultat i incidentit nuk ka të vrarë apo të plagosur.

0Sipas versionit më të përhapur aktualisht, shkëmbimi i zjarrit në afërsi të rajonit të kufirit izraelito-sirian ndodhi midis trupave të qeverisë siriane dhe forcave opozitare, dhe ushtarët izraelitë nuk ishin objektivi i të shtënave me armë zjarri.