Shërbimi Federal i Sigurimit të Rusisë (FSB) parandaloi një sulm terrorist në Moskë. Kjo u njoftua nga Komiteti Kombëtar i Antiterrorizmit.

Operacioni special u zhvillua në periferi të Moskës, në zonën Orehovo-Zujevo. Terroristët u bllokuan, por nuk pranuan të dorëzohen dhe hapën zjarr mbi bashkëpunëtorët e FSB-së. Si rezultat i një shkëmbimi kohëshkurtër të zjarrit dy militantë u vranë dhe një u arrestua. Gjatë përleshjes së armatosur u plagos lehtë një efektiv i shërbimeve ruse të sigurisë.

Sipas të dhënave të Komitetit Kombëtar të Antiterrorizmit militantët, të cilët doli të jenë shtetas rusë, ishin trajnuar dhe përgatitur për kryerjen e sulmit terrorist në Afganistan. Sulmi terrorist ishte parashikuar të kryhej mu në qendër të Moskës, por objektivi konkret i kriminelëve nuk është bërë ende i njohur.