Të paktën 1 turist ka humbur jetën dhe 24 të tjerë janë lënduar si pasojë e rënies së një balone në provincën turke Kapadokya.

Dy balona me ajër të nxehtë u përplasën rreth orës 6:00, sipas kohës lokale, dhe pas kësaj njëra prej tyre ra në tokë. Si rezultat i këtij incidenti një person humbi jetën, sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një turiste 85-vjeçare nga Brazili. Shumica e viktimave kanë pësuar fraktura të ndryshme. Një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

0Siç njoftohet shumica e turistëve, të cilët ndodheshin në balonat me ajër të nxehtë, ishin nga Amerika e Jugut.