Shërbimi Federal rus për Ekzekutimin e Dënimeve do të mbledhë mostrat e ADN-së të të gjithë të burgosurve. Departamenti ka porositur tashmë 190 mijë kompletet e para të nevojshme për marrjen e analizave të gjakut.

Fillimisht Departamenti do t’u marrë analizat të dënuarve për krime të rënda. Më pas gjithë të burgosurve të tjerë. Gjithsej, në bazë të të dhënave të fundit, në Rusi numërohen rreth 700 mijë të burgosur.

0Mostrat e ADN-së do të ndihmojnë bashkëpunëtorët e policisë për të gjetur kriminelët. Çdo vit nga burgjet ruse lirohen rreth 300 mijë persona, një ndër pesë prej të cilëve kryen sërish krime.