Ekspozita "Formula e krijimit të Gjithësisë" e artistit Aleksandër Kedrin (SHBA) do të qëndrojë e hapur në "Galerinë A3" nga 23 maji deri më 2 qershor. Në të do të ekspozohen rreth 50 piktura dhe punime qeramike të artistit të periudhës nga viti 1960 deri në vitin 2012.

Galeria fotografike

Kedrin e konsideron pikturën pa subjekt si pikën kulmore (apogje) të evoluimit të artit figurativ, një lloj matematike që krijon formula universale. Forma abstrakte për artistin është shprehje absolute dhe e koncentruar e vetë thelbit, kuintesencës së çfarëdolloj ideje.