Grabitësi, i cili kreu një sulm të armatosur mbi një bankë në qytetin izraelit të Be’er Sheva, vrau veten, njoftoi gazeta “Haaretz”. Para këtij veprimi ai la të lirë një grua, të cilën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë e mbajti peng për disa orë.

Sipas disa të dhënave të saktësuara, grabitësi ishte i vetëm. Gjatë sulmit të armatosur u vranë 4 persona, ndërsa një tjetër u plagos rëndë.

Identiteti i kriminelit nuk bëhet i ditur. Një zëdhënës i policisë tha vetëm se ai ishte banor i Be'er Sheva-s me origjinë hebraike.