Koreja e Veriut realizoi lëshimin e një rakete tjetër me rreze të shkurtër veprimi nga brigjet e saj lindore në Detin e Japonisë. Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut, ky është lëshimi i dytë raketor për ditën e sotme.

Sipas supozimit të ekspertëve koreanojugorë, Pheniani ka lëshuar raketa balistike “KN-02” me rreze veprimi 120 km ose raketa të modifikuar anti-anije, tipi i të cilave nuk specifikohet.

0Autoritetet e Koresë së Veriut deklaruan se lëshimet në fjalë janë pjesë e stërvitjeve ushtarake rutinë.