Në Seul presin lëshime të reja të raketave nga ana e Koresë së Veriut dhe janë gati për këtë, bëri me dije një përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut.

Siç u njoftua, ditën e shtunë Pheniani nga brigjet e tij lindore realizoi lëshimin në Detin e Japonisë të tre raketave me rreze të shkurtër veprimi, ditën e dielë - të një rakete tjetër të ngjashme.

0Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Jugut deklaroi se situata në Gadishullin Korean vazhdon të mbetet e komplikuar dhe e tensionuar për shkak të provokimeve nga ana e Veriut.