Kina i kërkon ndihmë Koresë së Veriut për lirimin e 16 peshkatarëve dhe barkës së tyre të rrëmbyer kohë më parë. Sipas pronarit të barkës, ajo u rrëmbye më 5 maj në ujërat territoriale të Kinës.

Personat të cilët rrëmbyen barkën kërkojnë një shpërblim prej 100.000 $.

Sipas njoftimit të Agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, Pekini u ka kërkuar ndihmë diplomatëve koreanoveriorë që më 10 maj. Koreja e Veriut premton të ndihmojë në lirimin e peshkatarëve.

Incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në Detin e Verdhë. Vetëm në maj të këtij viti 20 peshkatarë kinezë janë rrëmbyer nga persona të panjohur, të ardhur me rrugë detare nga Koreja e Veriut.