Shkarko audiofailin

Në takimin ministror të Këshillit të Arktikut, që përfundoi në Kiruna, vendet anëtare të tij përmblodhën rezultatet e Presidencës dy vjeçare të Suedisë në këtë organizatë. Titulli i kryetares së saj iu transferua tani Kanadasë.

Mbi rezultatet e takimit të sipërpërmendur ministror Radikompanisë “Zëri i Rusisë” i tregoi përfaqësuesi i Federatës Ruse në Këshillin e Arktikut, Ambasadori për detyrat e posaçme Anton Vasiliev:

- Në Kiruna u mbaj mbledhja e 8-të ministrore e Këshillit të Arktikut. Ajo përfundoi ciklin e parë të presidencës së të gjitha 8 shteteve anëtare të Këshillit. Kjo u vu në pah në deklaratën e përbashkët "Vizioni për Arktikun” (“Vision for Arctic”), që u miratua në të. Në këtë mbledhje ministrat vlerësuan pozitivisht edhe vetë faktin e krijimit të Këshillit Arktikut, edhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në Arktik gjatë 16 viteve të fundit.

Ne kemi miratuar gjithashtu edhe të ashtuquajturën "Deklarata e Kiruna-s". Në të janë përmbledhur dy vitet e Presidencës Suedeze si dhe janë përvijuar tiparet kryesore të drejtimit të punës për vitet që do të vijnë nën kryesinë e Kanadasë. Ndër sukseset më të mëdha të dy viteve të fundit u vu në dukje nënshkrimi i dy dokumenteve pan-Arktike ligjërisht të detyrueshme për zbatim. Një prej tyre - "Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e gatishmërisë dhe reagimit ndaj ndotjes me naftë të Detit Arktik" - u nënshkrua pikërisht në Kiruna. Kurse në vitin 2011 në Nuuk shtetet anëtare të Këshillit të Arktikut nënshkruan "Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e aviacionit dhe pjesëmarrjen e përbashkët në operacionet detare të kërkimit dhe shpëtimit". Në Kiruna u themelua gjithashtu Sekretariati i Përhershëm i Këshillit të Arktikut. Ai do të punojë në Tromsø.

Anton Vasiliev theksoi në mënyrë të veçantë planet e projektuara në Kiruna për bashkëpunimin në të ardhmen. Drejtimet kryesore të tij do të jenë: rritja e vëmendjes ndaj zhvillimit të lidhjeve të drejtpërdrejta midis rajoneve veriore të të gjitha shteteve të Arktikut dhe ndaj njerëzve që jetojnë dhe punojnë në Arktik, duke përfshirë, natyrisht, edhe popujt indigjenë të Veriut. Do të zhvillohen gjithashtu ato fusha të bashkëpunimit, të cilat kanë provuar tashmë aktualitetin e vet. Ky është, në radhë të parë, garantimi i sigurisë teknogjene, mbrojtja e mjedisit rrethues, likuidimi i të gjitha ndotjeve ekzistuese teknogjene (të bëra nga njeriu) në Arktik.

0U miratua edhe një program për favorizimin e hulumtimeve shkencore dhe praktike. Në veçanti, do të studiohen tendencat e ndryshimit të biodiversitetit në Arktik. Për shembull, dihet shumë pak mbi atë se po ndodh procesi i acidifikimit të Oqeanit të Ngrirë të Veriut. Doli se i gjithë dioksidi i karbonit, i sekretuar prej aktivitetit njerëzor, nga atmosfera depërton në ujë, duke rritur në këtë mënyrë aciditetin e tij. Kurse kjo çon në shkatërrimin e kalciumit, prej të cilit përbëhet kolona vertebrale e të gjitha organizmave të gjalla në Arktik. Si rezultat, nën pikëpyetje është vënë ekzistenca e të gjitha gjallesave në Arktik!