Janë gjetur dhe janë dërguar në SHBA "kutitë e zeza" (pajisjet vetëregjistruese të bordit) të avionit cisternë të Forcave Ushtarake Ajrore (FUA) të SHBA-së, i cili u rrëzua në Kirgistan në fillim të majit, njoftuan në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit të Republikës.

Avioni cisternë “KC-135” i Qendrës së transportimeve tranzite të Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së në Kirgistan u rrëzua më 3 maj në një grykë të lartë malore rreth 10 minuta pas fluturimit nga baza ajrore.

0Me deshifrimin e informacionit të vetëregjistruesve të bordit të aeroplanit po merret pala amerikane, pasi Kirgistani nuk ka mundësi teknike për leximin e këtyre të dhënave.