Gjatë stërvitjeve ushtarake në Lindjen e Largët të Rusisë ndodhi një seri shpërthimesh.

Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, një nga tanket e përfshirë në këto stërvitje mori flakë. Si rrjedhojë pasuan shpërthimet e municioneve, duke dëmtuar tanket e tjerë të ndodhur aty pranë.

Aktualisht flitet për disa tanke që kanë marrë flakë dhe dy që kanë shpërthyer. Nga vala goditëse e shpërthimeve janë thyer xhamat e dritareve të një spitali aty pranë. Viktima, sipas të dhënave paraprake, nuk ka.

"Si pasojë e shpërthimit njërit prej tankeve iu shkëput “kapaku”, i cili fluturoi 20-25 metra tej dhe ra mbi kabinën e rojes", - ndau përshtypjet e tij një dëshmitar okular i ngjarjes.