Disa të panjohur kanë plagosur rëndë 5 persona, duke hapur zjarr me armë në filialin e një banke në qytetin jugor të Izraelit - Be’er Sheva - gjatë një tentative për grabitje.

"Si rezultat i të shtënave me armë zjarri në bankën në qendër të Be’er Sheva janë plagosur rëndë 5 persona, me evakuimin dhe hospitalizimin e të cilëve ne po merremi aktualisht. Në vendin e ngjarjes po punon policia. Incidenti nuk ka përfunduar ende", - tha mjeku i një ambulance.

0Mediat izraelite njoftojnë se grabitësit e armatosur janë rrethuar në godinën e filialit të bankës. Supozohet se ata mbajnë peng të paktën një person.