Egjipti anuloi kontratën e lidhur më parë me Rusinë për krijimin e predhës së komandueshme 155-mm për obusët amerikanë “M109”, shkruan gazeta "Izvestia" (russ. “Известия”) me referim tek një burim në qeverinë ruse. Shkas për këtë shërbyen 9 shtyrjet e zbatimit të këtij projekti.

0Pas përfundimit të zhvillimit të predhës së re, me palën egjiptiane planifikohej nënshkrimi i kontratës për prodhimin serik të saj në Egjipt. Aktualisht në armatimet e Egjiptit numërohen rreth 420 obusë të tipit "M109A1/A2".