Angelina Jolie do të luajë nënën e vet, aktoren Marcheline Bertrand, e cila vdiq nga kanceri i ovareve në vitin 2007. Filmi do të prodhohet nga kompania e Brad Pitt “Plan B”.

Sikurse dhe vajza e saj, Marcheline Bertrand pjesën më të madhe të jetës së vet ia kushtoi veprimtarisë së bamirësisë. Ajo ka ndihmuar refugjatët afganë si dhe ka themeluar organizatën “Give Love Give Life” për të ndihmuar pacientët me kancer.

0Në prag Angelina Jolie iu nënshtrua një operacioni për heqjen e gjëndrrave të qumështit. Ajo e mori këtë vendim pasi mjekët parashikuan se ekzistonte propabiliteti 87% që asaj t’i zhvillohej në të ardhmen kanceri i gjirit. Së shpejti Angelina Jolie do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër për heqjen e vezoreve.