Sondazhi i kryer me porosi të Fondacionit social-demokratik gjerman të Friedrich Ebert tregoi se rreth 150 milionë europianë e konsiderojnë shtetin e Izraelit të paligjshëm dhe demonizojnë si vetë shtetin, ashtu dhe qytetarët e tij, njoftuan mediat izraelite.

"Urrejtja ndaj hebrenjve përshkon shpirtin e parlamenteve europiane po ashtu si dhe në medresetë myslimane", - shkruan gazetari italian Giulio Meotti.

Sipas mendimit të Meotti, këto janë pasojat e luftës psikologjike palestinezo-islamike. Opinionin publik europian arritën ta bindin se Izraeli është një shtet që duhet shpërbërë.