Turqia zgjati në mënyrë të njëanshme qëndrimin pa viza të qytetarëve rusë në territorin e saj nga 30 deri në 60 ditë, njoftoi organi zyrtar i shtypit i vendit “Resmi Gazete”.

Numri i hyrjeve pa vizë nuk kufizohet, por qëndrimi i përgjithshëm në vend nuk mund të jetë më shumë se 90 ditë për një periudhë 180-ditore, shkruan gazeta.

Marrëveshja midis dy vendeve mbi hyrjen e ndërsjellë pa viza deri në 30 ditë ka hyrë në veprim që nga viti 2011.