Si rezultat i rënies së një peme në jug të Nigerisë humbën jetën 31 persona, 16 të tjerë u lënduan, njoftojnë autoritetet lokale. Aksidenti ndodhi ditën e enjte në një qendër banimi pranë qytetit Mbieri.

Era e fuqishme me stuhi rrëzoi mbi njërin nga tregjet lokale një pemë, e cila ra mbi turmën e njerëzve. Të lënduarit u dërguan në një spital lokal.

Sipas fjalëve të Kreut të komunitetit lokal, një incident i tillë është i pari në kujtesën e tij.