Republika Çeke nuk e ka me ngut hyrjen në zonën e euros, por edhe nuk heq dorë nga detyrimet e veta për të futur në qarkullim monedhën unike evropiane, deklaroi pas një takimi me Kryeministrin e Letonisë Valdis Dombrovskis, Kreu i qeverisë së Republikës Çeke, Petr Neças.

"Deri më sot avantazhi ekonomik i Republikës Çeke është kursi lundrues i këmbimit valutor", - shpjegoi ai.

Valdis Dombrovskis, nga ana e tij, theksoi se vetëm në kushtet e një kursi fiks të këmbimit valutor në eurozonë ia vlen të bëhemi pjesë e saj. Ai rikujtoi se Letonia planifikon të vërë në qarkullim euron në vend në fillim të vitit të ardhshëm.