Banorët e qytetit rus të Lindjes së Largët - Bllagoveshensk shpëtuan një fëmijë 5-vjeçar, të cilin po përpiqej ta rrëmbente një burrë i panjohur.

Sipas të dhënave të policisë, njerëzit që ndodheshin në oborrin e shtëpisë ku po shëtiste djali vunë re një burrë të çuditshëm, i cili po përpiqej ta rrëmbente atë. Fëmija nuk donte të shkonte pas të rriturit. Kur një prej atyre, të cilëve iu tërhoq vëmendja nga sjellja e fëmijës, ndërhyri, keqbërësi u largua.

Policët që mbërritën në vendngjarje arrestuan të dyshuarin pas pak minutash.