Ministria ruse e Mbrojtjes, si dhe Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme (MPJ) dhe ajo e Punëve të Brendshme mund të ndërtojnë nga një pistë për helikopterë, shkruan gazeta ruse "Komersant".

Më parë është njoftuar se pistën e helikopterëve pranë Shtëpisë së Bardhë (godina e qeverisë ruse) e ka përdorur Kryeministri Dimitri Medvediev.

Të enjten Sekretari për shtyp i Presidentit, Dimitri Peskov, njoftoi se është vënë në dispozicion edhe një pistë helikopterësh për fluturimet e Vladimir Putinit.