Tamerllan Carnaev, një prej ekzekutorëve të sulmit terrorist gjatë Maratonës së Bostonit, u takua me asistentin dhe ish-truprojen e njërit prej liderëve të separatistëve çeçenë Ahmed Zakajev, i cili ka marrë azil politik në Britaninë e Madhe.

Zyrtarët e policisë njoftuan "Zërin e Amerikës" se ky takim u zhvillua disa javë para shpërthimeve në qytetin e Manchester në shtetin e New Hampshire.

Rusia e akuzon Zakajevin për krime të rënda dhe i kërkon Britanisë së Madhe ekstradimin e tij, por Londra i përgjigjet me refuzim kësaj kërkese.