Në ishullin rus Kunashir mbërriti pa viza një grup japonezësh, ish-banorë të ishujve Kurile dhe pasardhës të tyre. Delegacioni përbëhet nga 62 persona, më i moshuari prej tyre është 84 vjeç.

Në ishullin Kunashir japonezët do të kalojnë 4 ditë. Ata do të vizitojnë varret e të parëve të vet si dhe do të marrin pjesë në një program kulturor.

Udhëtimet pa viza mes ishujve Kurile dhe Japonisë praktikohen që nga viti 1991 në bazë të një marrëveshjeje ndërqeveritare.

Ishujt Kurilet Jugore kaluan në pronësi të Bashkimit Sovjetik pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.