Në bordin e anijes së mallrave “Atlantic Cartier”, e cila u dogj më 1 maj në portin e Hamburgut, ndodheshin materiale radioaktive, njoftojnë mediat gjermane.

Zjarri ishte aq intensiv, sa që për fikjen e tij u deshën rreth 16 orë. Gazetarët mësuan se anija transportonte heksaflorid uraniumi dhe substanca të tjera të rrezikshme - gjithsej rreth 20 ton.

Disa qindra metra larg nga vendi i situatës emergjente po zhvillohej një shërbesë fetare në një kishë evangjeliste me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve, midis të cilëve ndodhej edhe Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck.