17 persona, midis tyre dhe 3 oficerë policie, u plagosën në përleshjet që ndodhën në kryeqytetin e Gjeorgjisë, midis pjesëmarrësve të paradës së homoseksualëve dhe kundërshtarëve të saj.

Sipas të dhënave të policisë, përleshjet morrën karakter më të dhunshëm kur një mikrobus me pjesëmarrës të paradës u gjend në qendrën e zhvillimit të fushatës kundër propagandës së mënyrës së jetesës të pakicave seksuale, në të cilën merrnin pjesë mijëra njerëz. Mikrobusi u qëllua me gurë dhe atij iu thyen xhamat e dritareve. Policia ndihmoi shoferin e tij të largohet përmes turmës.