Sot për herë të parë në Rusi hapet platforma e helikopterëve në Moskë me rastin e Ekspozitës VI ndërkombëtare të industrisë së helikopterëve “HeliRussia 2013”.

Sipas njoftimit që Agjencia Interfax mori nga Komiteti organizativ i ekspozitës, sheshi i ndodhur në çatinë e njërit prej pavijoneve të qendrës së ekspozitave "Crocus Expo" ka një sallë të kompletuar për pritje, një zonë kontrolli dhe regjistrimi. Miqtë kanë në dispozicion një zonë të kompletuar pushimi dhe një qendër biznesi me akses në Internet.

Klientët e platformës së helikopterëve jo vetëm që mund të përdorin shërbimet e një helikopteri-taksi, por munden gjithashtu të përdorin sheshin edhe për parkimin dhe riparimin e helikopterëve të tyre.