Në Buenos Aires ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare ish-diktatori i Argjentinës, Jorge Videla.

Sipas të dhënave të mediave lokale, pak para vdekjes së tij Jorge Videla u hospitalizua nga burgu, ku ai po kryente dënimin me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit. Shkaku i vdekjes nuk bëhet i ditur.

Jorge Videla udhëhoqi vendin në periudhën e viteve 1976-1981. Ai ndoqi politikën e shtypjes së rreptë dhe përndjekjes së opozitës, viktima të së cilës, sipas vlerësimeve të ndryshme, mund të jenë bërë deri në 30 mijë vetë.