Në Muzeun e Moskës u hap ekspozita e modës ruse të shekujve XIX-XX, duke filluar që nga periudha e Perandorisë dhe duke përfunduar me vitet ‘90 të shekullit të kaluar.

Sipas fjalëve të njërit prej organizatorëve të ekspozitës, historianit të njohur të modës Aleksandër Vasiljev, ky është projekti i parë ekspozues në Rusi i modës ruse që i kushtohet një periudhe kaq të gjerë. Disa nga eksponatet, të sjella nga Franca, paraqiten për publikun për herë të parë.

Më shumë se 300 kostume dhe 500 aksesore të ndryshme janë vendosur midis sendeve shtëpiake të epokave respektive - mobilje, karroca fëmijësh, biçikleta, makina qepëse dhe madje automobila retro. Pikturat, vizatimet dhe fotografitë nga koleksioni i muzeut plotësojnë interierin e ekspozitës mjaft interesante.