Lartësia e orbitës së Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) u rrit për garantimin e kushteve optimale për ankorimin e anijes kozmike të pilotuar "Soyuz TMA-09M", të planifikuar në fund të majit, njoftoi "Roskozmos" (Agjencia Federale Kozmike e Rusisë).

Operacioni në fjalë zgjati rreth 15 sekonda.

Lartësia e orbitës së SKN-së u rrit me rreth 2 km dhe tani arrin në gati 415 km lartësi.