Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi arrestimin e personelit të organizatës mbarëbotërore nga militantët e opozitës siriane në Lartësitë e Golanit - i tretë në dy muajt e fundit, thuhet në deklaratën e lëshuar të enjten nga Këshilli i Sigurimit.

Incidenti ndodhi më 15 maj, kur një grup militantësh ndaloi për disa orë 3 vëzhgues ushtarakë të OKB-së, duke grabitur postin e vëzhgimit.

Misioni i vëzhguesve të OKB-së është i vendosur në një pikë të nxehtë, e cila u themelua për ndarjen e forcave izraelite dhe siriane pas luftës arabo-izraelite të vitit 1973 me qëllim moslejimin e ballafaqimit të tyre.