Rusia bën thirrje për zhvillimin e konferencës ndërkombëtare për Sirinë nën patronazhin e OKB-së. Kjo nismë u mbështet nga Ban Ki-moon, deklaroi Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së në Moskë.

Duke folur mbi rregullimin e konfliktit sirian, Lavrov shprehu bindjen se zgjidhja mund të gjendet vetëm nëpërmjet një dialogu gjithëpërfshirës pa ndërhyrje nga jashtë.

Ban Ki-moon nga ana e vet theksoi se kriza siriane ishte tema kryesore e bisedimeve të tij me kreun e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.