Astronomët e NASA-s, të cilët që nga viti 2005 monitorojnë rënien e meteoriteve në Hënë, regjistruan shpërthimin më të fuqishëm të një meteoriti që nga momenti i fillimit të vëzhgimit.

Rënia e trupit qiellor me madhësinë e një cope të vogël shkëmbi u shoqërua nga një ndriçim që ishte rreth 10 herë më i ndritshëm se çdo gjë që shkencëtarët kishin parë deri më tani, njoftoi njëri prej studiuesve. Specialistët e NASA-s për 8 vjet me radhë monitorojnë Hënën. Ata regjistrojnë ndriçimet, që lindin si rezultat i rënies së meteoriteve dhe asteroideve të vogla, për të vlerësuar nivelin e rrezikut për misionet e ardhshme në Hënë.