Sipas të dhënave të mediave amerikane, Carnaev la një mbishkrim me stilolaps në brendësi të varkës, në të cilën ai u fsheh nga policia. Ai shkroi se shpërthimet ishin hakmarrja e tij ndaj SHBA-së për operacionet e saj në Afganistan dhe Irak.

Si pasojë e sulmit terrorist të 15 prillit, gjatë Maratonës Ndërkombëtare në Boston, humbën jetën 3 persona dhe u plagosën më shumë se 250 të tjerë. Për organizimin e sulmit terrorist, përveç Xhohar Carnaev-it, i cili aktualisht ndodhet në burg, akuzohet edhe vëllai i tij i vrarë Tamerllan Carnaev.