Në veçanti, përfaqësuesi amerikan Jay Carney mendon se Izraeli ka të drejtë të ndërmarrë sulme mbi territorin sirian për parandalimin e furnizimit të armëve lëvizjes libaneze "Hezbollah". Politikani pranoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës "kanë qenë gjithmonë të shqetësuara për faktin se konflikti në Siri mund të dalë përtej kufijve të saj".

Forcat Ushtarake Ajrore të Izraelit kryen disa sulme në territorin sirian me pikësynim goditjen e raketave iraniane, të cilat, siç mendojnë në Tel Aviv, duke kaluar tranzit përmes Sirisë u janë dërguar militantëve të lëvizjes "Hezbollah" në Liban. Siria si përgjigje deklaroi se sulmi i ardhshëm i ngjashëm do të jetë i barazvlershëm me shpalljen e luftës asaj.