Të enjten kamionistët bllokuan lëvizjen e automjeteve në dy pika kufitare në kufirin e Bullgarisë me Turqinë. Kjo është hera e dytë brenda një jave, kur kamionistët bllokojnë rrugët kryesore që lidhin BE-në dhe Turqinë në shenjë proteste ndaj procedurave të gjata doganore në anën turke të kufirit.

Sipas fjalëve të shoferëve bullgarë, shërbimi doganor turk u imponon atyre kërkesa suplementare dhe i detyron ata t’i nënshtrohen inspektimeve të gjata për t’i larguar nga tregu i transportit të mallrave.

Rradhët e kamionëve në pikat e kalimit kufitar arrijnë një gjatësi prej rreth 10 kilometrash.