Rusia insiston për pjesëmarrjen e detyrueshme të Iranit në konferencën ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në Siri, u deklaroi gazetarëve të enjten Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

"Ne jemi të bindur se është e nevojshme që ftesat të bëhen, duke u bazuar në listën e pjesëmarrësve të Konferencës së Gjenevës, e cila u mbajt në qershor të vitit të kaluar. Plus që patjetër duhet të sigurohemi që të jenë të pranishëm të gjithë fqinjët e Sirisë, duke përfshirë edhe Iranin. Arabia Saudite duhet ftuar gjithashtu", - tha Lavrov.