Autoritetet e Venezuelës planifikojnë të importojnë së shpejti rreth 50 milionë rulona letër higjienike për shkak të mungesës së këtij malli esencial në vend.

Siç vihet në dukje, disa qytetarë kërkojnë pa rezultat letër higjienike në raftet e dyqaneve tashmë që prej 2 javësh. Në ato supermarkete, të cilat importojnë mallra të rralla që mungojnë, menjëherë krijohen rradhë të gjata.

0Ekspertët në fushën e ekonomisë nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins mendojnë se arsyeja e këtij deficiti është vendimi i qeverisë për të mbajtur artificialisht çmimet më të ulta të mundshme për mallrat e konsumit të përditshëm.