0Deklarata e Investimeve e Shën Petersburgut do të pasqyrojë format dhe parimet bazë të ndërveprimit në mes të qytetit dhe investitorit. Portali i Investimeve do të përshpejtojë dhe do të thjeshtojë komunikimin e tyre, kurse Pasaporta e Investimeve do të ofrojë informacionin kryesor dhe do të ndihmojë për orientim. Kjo pasaportë mund të quhet në mënyrë konvencionale "e huaj". Ajo është e nevojshme për komoditetin e të huajve, me qëllim që ata ta kenë më të lehtë për të perceptuar projektet afatgjata dhe të dinë se ku të drejtohen me ndonjë biznes-propozim të vetin apo për investimin e parave. Një përkujdesje e tillë për investitorët e huaj është një rast krejtësisht unikal, deklaroi ekonomisti rus Jakob Mirkin:

- Secila qeveri rajonale e vendit ka listën e vet të projekteve të investimeve, të cilën e paraqet dhe e promovon me kënaqësi. Por nëse do të flasim për Portalin e Investimeve në gjuhë të huaja, të adresuar dhe të destinuar për investitorët e huaj, unë nuk mbaj mend që ndonjë qytet tjetër të ketë ndonjë projekt të ngjashëm.

Sipas statistikave zyrtare, rreth 5% e investimeve të huaja në Rusi i bien për pjesë pikërisht Shën Petersburgut. Ndikon në këtë, sigurisht, pozicioni mjaft i mirë, i favorshëm gjeografik i qytetit në brigjet e Detit Balltik. Që nga momenti i themelimit të tij, më shumë se 300 vjet më parë, ai është konsideruar gjithmonë dhe faktikisht ishte një dritare ruse në Evropë. 16 forumet ekonomike Ndërkombëtare kanë forcuar reputacionin e Shën Petersburgut si një qytet mjaft atraktiv për investime, vuri në dukje Kreu i departamentit të investimeve "M2M Private Bank", Dimitri Ivljushin:

- Investimet shkojnë atje, ku për to krijohen kushte të gjithanshme favorizuese: klima e mirë për investime dhe mjedisi atraktiv, tërheqës. Nëse do të flasim konkretisht për Shën Petersburgun, duhet thënë se atje ka shumë investimeve të huaja dhe rajoni i Leningradit në këtë aspekt është një nga më të mirë në Rusi.

0Autoritetet e qytetit shpresojnë të rrisin ndjeshëm rrjedhjen e kapitalit të jashtëm deri në fund të vitit 2013. Sipas parashikimeve, vëllimi i investimeve duhet të përbëjë rreth 19 miliardë $. Fluksin e parave do ta sigurojë gjithashtu edhe Forumi i XII-të Ekonomik Ndërkombëtar, pjesëmarrës të të cilit do të bëhen më shumë se 5.000 vetë.