Anija e peshkimit të gaforreve "Taigan", që lundron nën flamurin e Kamboxhias, me marinarë rusë dhe ukrainas në bord u dogj natën duke u gdhirë e enjtja në portin Wakkanai në ishullin verior japonez Hokaido.

Sipas të dhënave të policisë japoneze dhe Rojes Bregdetare, ekuipazhi i anijes "Taigan" përbëhej nga 23 persona, tre prej tyre janë shpëtuar tashmë dhe dërguar në një spital lokal. Edhe 6 persona të tjerë, siç pretendojnë bashkëpunëtorët e shërbimeve të shpëtimit, ka mundësi të ndodhen të bllokuar në anije.

0Në vendin e ngjarjes po punojnë 6 brigada zjarrfikësish dhe anijet e Rojes Bregdetare, por ekipet e shpëtimit ende nuk mund të hyjnë dot në bordin e anijes së përfshirë nga flakët.