Ushtria siriane gjatë përleshjeve me militantët e grupit terrorist "Jabhat al-Nusra" në Hutën Lindore (zonë periferike kjo në lindje të Damaskut) eliminoi liderin e islamistëve Abu Al-Yaman.

Së bashku me Jabhat al-Nusra në Siri veprojnë grupe të mëdha islamike, të tilla si "Fronti islamik sirian" dhe "Fronti Islamik për Çlirimin e Sirisë". Të gjithë ata në shkallë të ndryshme bashkëpunojnë me Ushtrinë e Lirë Siriane - bashkimi më i madh i armatosur i kundërshtarëve të Presidentit Bashar Al-Assad.