Kompania serbe “Serbiagaz” dhe autoritetet e republikës nënshkruan një marrëveshje mbi ndryshime të caktuara në planin e ndërtimit të gazsjellësit rus.

Dokumenti do të mundësojë fillimin së shpejti të punimeve për shtrimin e tubave. “Serbiagaz” dhe “Gazprom” janë partnerë në ndërtimin në territorin e Republikës së Serbisë të një sektori të gazsjellësit "South Stream" (ndryshe "Rryma Jugore").

Palët serbe dhe ruse kanë themeluar sipërmarrjen e përbashkët “South Stream Serbia”. Paketën kontrolluese të aksioneve në të e zotëron kompania "Gazprom”, kurse “Serbiagaz” i përkasin 49% të aksioneve.