Katër nga 21 pasagjerët e avionit me motor të lehtë, të rrëzuar sot në pjesën veriore të Nepalit, janë lënduar. Viktima si rezultat i rrëzimit fatmirësisht nuk ka.

Situata emergjente u krijua gjatë përpjekjes së pilotit për t’u ulur në aeroportin “Jomsom”, 200 km në veriperëndim të qytetit Kathmandu. Në bordin e tij ndodheshin 9 turistë nga Japonia, 9 qytetarë nga Nepali dhe 3 anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë të lënduarit janë dërguar nëpër spitale.

Aeroplani i përkiste kompanisë shtetërore të linjave ajrore të Nepalit.